Jamie Vardy e gjeti rrugën e rrjetës dy herë në fitoren e Leicester Cityt ndaj Watfordit në Championship por ajo që mori vëmendjen ishte reagimi i tij kur humbi një mundësi të artë shënimi.
Ish-sulmuesi i Anglisë ka qëndruar tek “Dhelprat” edhe pse ata ranë nga Liga Premier sezonin e kaluar dhe është pjesë e një Leicesteri që po duket në formë mjaft të mirë në Championship dhe mund të sigurojnë rikthimin në elitë sezonin e ardhshëm.
Vardy ka shpenzuar më shumë se një dekadë në “King Power Stadium” dhe ka shënuar më shumë se 170 gola gjatë kësaj kohe, në Ligën Premier dhe në Championship.
Ai ishte në listën e realizatorëve dje në fitoren me rezultat 2-0 të Leicesterit me veteranin që i shënoi dy gola pasi kishte pa shënuar që nga tetori. 36-vjeçari u fut nga banka rezervë dhe shënoi dy herë pak pa përfunduar takimi duke përfshirë këtu një penallti në kohën shtesë.
Nothing to see here, just Jamie Vardy punching himself after missing a chance yesterday…
😅😅😅
📹 @LCFC pic.twitter.com/AT33SN3xJR
— Footy Accumulators (@FootyAccums) November 26, 2023
Përkundër faktit që shënoi dy herë Vardy humbi një mundësi të artë shënimi nga afër zonës diçka që shkaktoi reagimin e tij.
Vardy u shtri në fushë me dy duart në kokën e tij, para se ta godas veten në fytyrë në përpjekje për të reflektuar rreth rastit të humbur./Telegrafi/