Claudio Ranieri ka folur për të ardhmen e Jamie Vardyt, pasi ylli i Leicester Cityt u pa në një klub italian.
Vardy luajti një rol kyç muajin e kaluar kur Foxes vulosën rikthimin e tyre në Ligën Premier, pas vetëm një sezoni në Championship.
Që kur u konfirmua rikthimi i Leicesterit në elitën e futbollit anglez, Vardy është lidhur me një largim nga stadiumi King Power.
Kontrata aktuale e 37-vjeçarit është caktuar të skadojë në verë dhe deri më tani nuk ka pasur asnjë indikacion që Leicester do t’i ofrojë atij një marrëveshje të re.
Gjatë fundjavës, anglezi u pa në ambientet e skuadrës që ka fituar promovimin në Serie A, Como.
Pas humbjes 5-1 të Cagliarit nga Milani në San Siro, trajneri Ranieri, i cili ka punuar me Vardy në Leicester, është pyetur për të ardhmen e anglezit.
Sipas TV Dello Sport, ai tha: “Nuk e di këtë. Jo, nuk më thirri. Nuk mendoj se ka numrin tim. Nuk e di nëse Fabregas është i interesuar për të. Por, sigurisht që jam i lumtur që shoh të gjithë lojtarët e mi që luftuan për titullin me mua në Angli”. /Telegrafi/