Duke folur gjatë takimeve tradicionale të fansave të Bayern Munichut, James Rodriguez pranoi se gjërat kishin ndryshuar që nga vera.
Futbollisti i huazuar te gjiganti bavarez nga Real Madridi, duket se më nuk dëshiron të vazhdojë karrierën te kampioni gjerman.
“Situata është, sigurisht, krejtësisht ndryshe nga viti i kaluar. Me ekipin e parë të stërvitjes nuk po luajë më shumë”.
“Nuk mund të bëj asnjë premtim. Nëse duhet të shkoj sepse nuk jam duke luajtur, atëherë do të shkojë. Do të doja të qëndroja, sepse ndjej dashurinë e tifozëve”, tha kolumbiani.
Kampionët gjermanë, duke luftuar për të përmbushur nivelin e tyre të zakonshëm dominues këtë sezon, siguruan të drejtën për të paguar transferimin e plotë të mesfushorit kolumbian, kur mbaroi afati dyvjeçar i huazimit.
Karl-Heinz Rummenigge ka thënë se do të preferonte të diskutonte rreth vendimit në vitin 2019.
Ndryshe, 27-vjeçari deri më tani është paraqitur 31 herë për Rekordmeister dhe ka shënuar dhjetë gola. /Telegrafi/