Evertoni e ka nisur me këmbë të mbarë sezonin e ri në Ligën Premier duke regjistruar fitore si mysafir i Tottenham Hotspur.
Vetëm një gol u shënua në stadiumin e Suprsave, ndërsa realizues ishte Dominic Calvert-Lewin (55’).
Në këtë ndeshje spikati prezenca e James Rodriguez, i cili zhvilloi takimin e parë në Ligën Premier prej se u transferua nga Real Madridi.
Performanca e kolumbianit ishte solide në sfidën e tij të parë në kampionatin anglez, në të cilën skuadra e tij mori tri pikë të rëndësishme përballë një kundërshtari të vështire.
Asnjë lojtar nuk krijoi më shumë raste (5) se James dhe asnjë lojtar nuk ndërpreu më shumë topa (4) sesa mesfushori në ndeshjen Tottenham-Everton. /Telegrafi/