Kolumbia do të takohet sot me Japoninë në kuadër të takimit të parë të grupit H me Japoninë.
Ylli i kolumbianëve, James Rodriguez është vënë në dyshim para ndeshjes me japonezët sepse nuk po ndihet i përgatitur plotësisht fizikisht.
Futbollisti që para katër vjetëve u bë sensacion në botërorin brazilian, raportohet se ka dëmtuar muskulin e këmbës së majtë.
Madje, 26-vjeçari mungoi edhe në stërvitjen e përbashkët me lojtarët në Mordovia Arena të Saranskit, gjersa pati disa ushtrime të lehta në palestër.
Rodriguez konsiderohet si njëri ndër futbollistët më të mirë të gjeneratës që prej vitit 1990.
Jose Pekerman, trajneri i kombëtares së Kolumbisë, kishte paralajmëruar se mund ta pushojë Rodriguezin.
Ai pritet ta zëvendësoj me sulmuesin e Monacos, Radamel Falcao, që është edhe golashënuesi më i mirë i Kolumbisë. “El Tigre” pritet të debutojë në Botëror, pasi mungoi në 2014-tën për shkak të lëndimit. /Telegrafi/