Telegrafi

James Rodriguez me dy gola dhe një asistim mban lider Evertonin, klubet e mëdha duhet të fillojnë ta marrin seriozisht skuadrën e Ancelottit

Evertoni e ka nisur në mënyrën më të mirë edicionin e ri, duke e marr fitoren e katërt në po kaq ndeshje, duke e mposhtur Brightonin në “Goodison Park”, me rezultat 4-2.

Në këtë ndeshje për skuadrën e Carlo Ancelotti shkëlqeu James Rodriguez me dy gola dhe një asistim.

Kolumbiani ka shënuar tri gola në katër javët e para, duke u konfirmuar blera e goditur e kësaj vere.

Tani me 12 pikë të plota në 4 ndeshje, Evertoni është në krye, ndërsa ndiqet nga Leicesteri dhe Liverpooli, që mund ta barazojnë nëse fitojnë ndeshjet e radhës.

Golin e parë për Evertonin e shënoi Calvert-Lewin, talenti anglez, që shkon në kuotën e 6 golave në 4 javët e para.

Maupay barazoi shifrat në 1-1 para se në fundin e pjesës së parë Yerry Mina, ish-futbollist i Barcelonës, t’i jepte sërish epërsinë Evertonit (2-1).

Në pjesë e dytë skenën e rrëmbeu pikërisht James Rodriguez me dy golat e tij në minutat 52’ dhe 70’.

Krejt në fund mysafirët shënuan golin e dytë, por që ishte vetëm për statistikë.

Evertoni i Carlo Ancelottit pritet të jetë një nga skuadrat që do të konkurrojnë për një vend në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/