Site icon Telegrafi

James nuk e mendon largimin nga Bayerni

Anësori i Bayern Munichut, James Rodriguez, ka deklaruar se ai nuk e ka ndërmend që të largohet nga klubi gjerman.

Kolumbiani i është bashkuar kampionëve të Bundesligas në formë huazimi dyvjeçar nga Reali me opsion të blerjes permanente.

26 vjeçari ka vuajtur që të përshtatet në fillim të sezonit, teksa forma e dobët që kaloi ekipi i kushtoi me shkarkim Ancelottit.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Bayern Munichut

“Unë do të qëndroj këtu, jam shumë i lumtur në Munich”.

“Unë nuk dua të mendoj për ndonjë gjë tjetër”, theksoi James.

James lëvdoi trajnerin e ri Heynckes, is top trajner dhe të pakrahasueshëm.

“Unë po tentoj të gjej ritmin dhe ai më ka ndihmuar që të kem më shumë minutazh. Më pëlqejnë stadiumet e Bundesligas, gjithnjë janë të mbushura. Luani edhe ndaj ekipeve tjera të forta. Është top kampionat”, përfundoi James.

/Telegrafi/

Exit mobile version