James Rodriguez është huazuar për dy stinorë nga Real Madridi tek kampionët e Gjermanisë, Bayern Munich.
Por duket se aventura në Gjermani i ka pëlqyer mesfushorin kolumbian pasi po shpreson të mbetet në Munich.
Në një deklaratë të fundit, Rodriguez ka thënë se e imagjinon vetën edhe për shumë vite te Bayerni.
“Bayerni është një klub i madhe dhe fantastik”, deklaroi ish-anëtari i Monacos dhe Portos.
“E imagjinoj vetën edhe për shumë vite të tjera të luaj në Munich pasi është një ambient i mrekullueshëm”.
“Bayerni është në të njëjtin nivel me Realin pasi gjithmonë lufton për të fituar tituj”, tha Rodriguez.
26-vjeçari shpreson të mos rikthehet më në Madrid për të luajtur.
“Nuk dua të rikthehem në Madrid. Jam i lumtur këtu dhe dua të vazhdoj të luaj sa më gjatë për këtë klub”, u shpreh mesfushori ofensivë.
Krejt në fund reprezentuesi i Kolumbisë lavdëroi edhe qytetin e Munichut ku tha se i pëlqen shumë dhe se është përshtatur mirë aty. /Telegrafi/