Drejtori i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge, ka thënë se James Rodriguez’ ishte një kërkesë e Carlo Ancelottit.
Lojtari nuk arriti të adaptohet në skemat e Rafa Benitez dhe Zinedine Zidane.
Por si do të luajë te Bayern Munich?
Janë publikuar disa mundësi se si do të mund të gjente vend në formacionet bazë.
Mesfushor qendre
Pas largimit të Xabi AlonsoS, Rodriguez duhet të bëjë vend mes Arturo Vidalit, Thiago Alcantaras, Corentin Tolissos, Sebastian Rudy dhe Renato Sanches.
Në krahë
Ancelotti e ka vendosur kolumbiani në disa pozita. Njëra ndër to është ajo e sulmuesit të krahur.
Pas largimit të Douglas Costas drejt Juventusit, ai për rival në formacion do t’i ketë Franck Riberyn dhe Arjen Robben. Nuk mungojnë as emra si Serge Gnabry, Kingsley Coman dhe Thomas Muller, që do të luajnë me Robert Leëandowskin.
Pas sulmuesit
Potencial mbetet edhe formacioni 4-2-3-1, me Rodriguez si sulmues i dytë. /Telegrafi/