Përfaqësuesja e Kolumbisë fitoi ndaj Polonisë me rezultat 0-3 dhe kështu mbajti gjallë shpresat për fazën e eliminim direkt të Kampionatit Botëror ‘Rusia 2018’.
Lojtari i ndeshjes në këtë takim nga FIFA ishte James Rodriguez.
Edhe pse 26-vjeçari nuk shënoi në këtë takim, ai dhuroi dy asistime.
Por, përveç kësaj James arriti të dhurojë spektakël në fushë duke bërë disa driblime mjaft të bukura.
https://www.youtube.com/watch?v=KlQPAxKepMw
Duke se James ka gjetur formë e tij më të mirë dhe të gjithë në Kolumbi shpresojnë që ai ta vazhdojë ta bëjë këtë edhe ndaj Senegalit.
Në sezonin e fundit m Bayernin kolumbiani shënoi shtatë gola në Bundesliga nga 23 ndeshje në total.
Ajo që mbahet mend nga James pavarësisht çdo gjëje është goli i tij në Botërorin e vitit 2014. /Telegrafi/