James Rodriguez është bërë zgjedhja e fundit e Zinedine Zidanes te Real Madridi.
Së fundi kolumbiani ishte një zëvendësues i pa shfrytëzuar në fitoren e Real Madidit me Sporting Lisonën 2-1.
Vetëm Fabio Coentrao, Casemiro dhe Mariano kanë luajtur më pak se ai këtë sezon, ndërsa Mariano dhe Coentrao nuk janë në planet e trajnerit.
Komunikimi mes të dy palëve është në pikën zero dhe Zidane nuk është duke e preferuar as si numër 10.
Rodriguez nuk luajti fare asnjë minutë në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madridit në verë, dhe Zidane ka premtuar për të rregulluar situatën me të.
Edhe pse dëmtimet janë të mëdha me mungesa si Luka Modric, Toni Kroos dhe Casemiro, asgjë nuk ka ndryshuar.
Hierarkia Real Madrid janë të gatshëm për ta lëshojnë për 70 milionë euro .
Talenti i tij është i padyshimtë dhe nëse largohet nga Spanja, ai mund të tregojë aftësitë e tij diku tjetër.
Në vendlindjen e tij Kolumbi, e shohin si yll të madh dhe largimi nga Santiago Bernabeu do ta lejonte të luante rregullisht dhe ta ndihmojë ekipin kombëtar drejt Kupës së Botës. /Telegrafi/