James Rodriguez është i kënaqur me formën e skuadrës në Bundesligë.
Bayern Munich po tregon tjetër fytyrë në kampionatin gjerman, në krahasim me paraqitjet që kishte bërë në Ligën e Kampionëve, ku edhe u eliminua gjatë javës së shkuar nga Liverpooli.
Kolumbiani nuk ka dyshime se nëse Bayerni do të vijojë të ruajë këtë ritëm edhe pas pauzës së kombëtareve atëherë askush nuk do të mundë t’i ndalë ata të arrijnë fitoren e Bundesligës çka do të përkonte të ishte titulli i shtatë radhazi për kampionët në fuqi të Gjermanisë.
“Nuk i referohem ecurisë së Dotumndit, por punës së mirë që po bëjmë, ndaj nëse do të vijojmë të ruajmë këtë formë atëherë asgjë dhe askush nuk do të na ndalë të shpallemi sërish kampionë”, deklaroi ai.
Bayern dhe Dortmund kanë pikë të barabarta në kreun e tabelës në Bundesligë, 60 secila. /kp/