Site icon Telegrafi

Jamballi shton dëshirën për seks

Studimet të cilat i ka bërë Alan R. Hirsh, drejtor neurologjik i Fondacionit aroma, shija dhe hulumtimi, nga Çikagoja, ka zbuluar se te femrat të cilat u ekspozohen aromës së jamballit shtohet fluksi i gjakut në organet gjenitale për 13 për qind. Ndërkaq, e kundërta e kësaj ka ndodhur kur ato u janë ekspozuar aromës së ujit të kolonjës, d.m.th. u është ulur dëshira, përkatësisht u është ngadalësuar qarkullimi i gjakut për një për qind.

Ndonëse shkaku i vërtetë përse jamballi ndikon te femra që t’u shtohet dëshira për seks është i panjohur. Besohet se fjala është ose te reaksioni i pasqaruar kimik në tru apo që nëpërmjet aromës evokohet nostalgjia. Nga ana tjetër, jamballi nuk e ka të njëjtin ndikim te meshkujt.

Efekti i jamballit i cili shton dëshirën seksuale te femrat, te meshkujt mund të zvogëlojë libidon. /Telegrafi/

Exit mobile version