Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ndihet i lumtur që ka shënuar gol në ndeshjen e tij debutuese në La Liga me ekipin e tij të ri, Real Mallorca.
Mallorca ka arritur të triumfoj me rezultat të ngushtë 2-1 ndaj Cadizit në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në La Liga.
Fitorja e vendasve erdhi edhe falë kontributit të yllit të Kosovës, Muriqit, i cili shënoi golin e dytë të Mallorcës, gol që ishte edhe i fitores.
Sulmuesi prizrenas debutoi në këtë ndeshje në La Liga pas huazimit nga Lazio dhe ishte titullar ndaj Cadizit.
Goli i Muriqit erdhi në minutën e 66-të nga penalltia dhe kjo e ka bërë të lumtur prizrenasin, i cili ka reaguar në rrjetet sociale.
“Jam shumë i lumtur sepse sot fituam në shtëpi dhe kontribuova për ekipin tim. “Ne do të vazhdojmë të punojmë për më të mirën”, ka shkruar Muriqi në profilin e tij në Tëitter.
Ndryshe, Mallorca momentalisht renditet e 17-të në tabelë me 23 pikë dhe qëllimi kryesor është mbetja në elitë. /Telegrafi/
Estoy muy feliz porque hoy ganamos en nuestra casa y contribuí a mi equipo. Seguiremos trabajando por lo mejor. 👺 pic.twitter.com/5JuZO9sb2M
— Vedat Muriqi (@MuriqiVedat) February 5, 2022