Thomas Muller ka disa vjet që gjendet në krye të futbollit botëror dhe pa të vështirë se mund të imagjinohet Bayern Munich dhe kombëtarja gjermane.
Megjithatë, shtrohet pyetja se çfarë e bën Mullerin më të veçantë se futbollistë tjerë?
“Është e çuditshme që jam një lojtar i kompletuar. Në asnjë nga aftësitë individuale nuk jam në krye të botës. Me driblime jam pas, nuk jam sulmues i shpejt dhe s’jam prej atyre që kam ndikim të konsiderueshëm në ekip. Njerëzit mund të pyesin se si një futbollist i tillë luan në një nivel të lartë”, tha Muller për mediat gjermani, transmeton Telegrafi.
“Veten e përshkruaj si një lojtar i kompletuar që mund të përgjigjet shpejt, pak a shumë inteligjent, të talentuar dhe të fortë mentalisht”, tha ai për portalin sportiv Goal.
Futbollisti 27-vjeçar vitin e kaluar ishte në top-dhjetë lojtarët e vitit sipas UEFA-s. /Telegrafi/