Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), për kryetar të Kaçanikut, Shkelqim Jakupi, ka thënë se ai do ta angazhohet për rritjen e punësimit përmes zhvillimit të bujqësisë.
Në emisionin Debat D të RTV Dukagjinit, ai ka theksuar se në nëse ai e merr drejtimin e kësaj komune, parasheh subvencionimin e bujqësisë në sektorin e pemëtarisë.
“Ne do të marrim masa për këshillimin e bujqëve lokalë. Do të angazhohemi për zhvillimin e projekteve dhe paralelisht më këtë do të hartojmë projekte konkrete për bujqit”, ka shtuar Jakupi. /Telegrafi/