Site icon Telegrafi

Jahjaga ia kushton një futbollisti të madh pranimin në FIFA

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka uruar për pranimin e Kosovës në FIFA.

Ashtu si të gjithë politikanët tjerë, edhe Jahjaga ka shkruar në profilin e saj në Facebook për këtë lajm historik.

Këtë pranim Jahjaga ia ka kushtuar ish-futbollistit legjendar të Kosovës, Riza Lushtës që ka luajtur për gjigantin italian Juventus.

“Këtë momentin gëzimi dhe arritjen e kësaj fitoreje historike për futbollin e Kosovës me rastin e anëtarësimit në FIFA dua t’ia kushtoj Riza Lushtës, njërit ndër futbollistëve të parë kosovarë, këtij ylli që pasionin e tij për futboll e nisi në Mitrovicë me lecke të thurrura në vend të topit dhe e përfundoi si legjendë e futbollit italian”.

“Ëndrra e tij, e pakapshme për gjenerata të tëra, prej sot është e arritshme. Urime Kosovë”, ka shkruar Jahjaga. /Telegrafi/

Exit mobile version