Edhe sot ka vazhduar fushata elektorale e partive politike për zgjedhjet parlamentare të Kosovës.
Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit LDK-AKR0Alternativa, Kastriot Jahaj ka vizituar disa qendra zejtare dhe biznese në qytetin e Prizrenit.
Jahaj ka premtuar ndryshim në politikbërje dhe përfaqësim të dinjitetshëm në legjislaturën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës, transmeton Telegrafi.
“Sot vizituam zejtarë dhe biznese në Prizren. Të gjithë shpresojnë në ndryshim të politikëbërjes në Kosovë dhe përfaqësim sa më të dinjitetshëm, për shkak të zhgënjimeve të vazhdueshme nga klasa e vjetruar politike që kanë kapur shtetin”, ka shkruar Jahaj në Facebook.
Ndryshe, zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 11 qershor të këtij viti. /Telegrafi/