Borussia Dortmund e ka nisur në mënyrën më të mirë edicionin e ri duke fituar në Superkupën e Gjermënisë.
Ata e mposhtën Bayern Munichun me rezultat të pastër, 2-0.
Ishte trofeu i parë i Lucuien Favre nën drejtimin e milionerëve, të cilët duan të lufojnë edhe për titull këtë edicion.
“Donim ta fitonim gjithsesi këtë ndeshje”, kishte thënë Favre pas ndeshjes.
Karta e fshehtë e Favre dhe Borussia Dotrtmund në këtë ndeshje ishte Jodon Sancho.
Shumë driblime, i shpejtë me top dhe vrasës para porte. Për disa momente, 81 mijë shkuesit e e pranishëm menduan se ishin duke e parë Lionel Messin me fanellën e Dormundit.
Një krahasim i largët, por dhe i vërtetë, të paktën për atë ndeshje, pasi ajo çfarë bëri talenti anglez ishte e madhe.
“Mbrojtësit e Bayernit ishin shumë të frikësuar kur Sancho e kishte topin në këmbë”, tregon Axel Witsel.
19–vjeçari ishte i papërmbajtshëm në krahun e djathtë, duke u përfshirë në të dy golat e shënuar nga Borussia.
https://www.youtube.com/watch?v=3J7shFaLOg0
Në të parin, ai arrin dribloi tre apo katër lojtarë duke pasuar në fund për Paco Alacaser , i cili shënoi në portën e Manuel Neuer.
Në aksionet vijuese, anglezi e mori përsipër të shënonte vetë, duke shënuar nën këmbet e portierit gjerman.
Favre e largoi Sanchon nga loja para fundit, ku talenti i madh mori shumë duartrokitje.
Në fund ai e fitoi Kupën dhe e qoi në qiell.
Dortmundi për lojtarin do hiq më pak se 100 milionë euro dhe kartoni i tij mund të shkojë në rritje.
Te Manchester City kur e shikojnë me siguri janë shumë pishman që e kanë lënë të largohet një talent kaq të madh, më të mirën e gjeneratës së tij, pa dyshim.
Mund të mos jete Messi, por një lojtar që do të na argëtojë shumë në vitet e ardhshme, po lind te Borrusi Dortmund. /Telegrafi/