Jadon Sancho është bërë lojtari i pestë që arrin të regjistrojë +15 gola dhe +15 asistime brenda një sezoni.
Pasi u rikthye futbolli në Gjermani prapa dyerve të mbyllura, anësori anglez arriti të realizonte het-trik në fitoren 6-1 ndaj Paderbornit në fundjavën e kaluar.
Ai po ashtu bëri edhe një asistim në atë ndeshje, duke arritur shifrën e 17 golave dhe 17 asistime në Bundesliga.
Sancho është bërë lojtari i parë anglez që arrin të bëjë këtë gjë, derisa para tij e kanë bërë lojtarë si, Lionel Messi, Eden Hazard, Cristiano Ronaldo dhe Luis Suarez.
Për dallim nga anglezi, ylli argjentinas e kishte bërë këtë gjë për të katërtën herë në karrierë, ndërsa belgu e kishte arritur dy herë. /Telegrafi/