Site icon Telegrafi

Jack Grealish befason me përgjigjen kur pyetet për kundërshtarin e tij më të vështirë

Ylli i Manchester Cityt, Jack Grealish ka zbuluar emrin e lojtarit që ai ka ‘frikë’ të përballet teksa ka treguar se kush është kundërshtari i tij më i vështirë në futboll.

Pasi ka kaluar më shumë se një dekadë në Ligën Premier, Grealish ka pasur mundësinë që të luajë ndaj disa lojtarëve të mëdhenj në Angli.

29-vjeçari madje ka luajtur përballë emrave si Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, dy lojtarë që konsiderohen si më të mirët e të gjitha kohërave.

Por kur u pyet për të treguar emrin e lojtarit që ai beson se është kundërshtari më i vështirë me të cilin është ballafaquar, reprezentuesi anglez dha një përgjigje që mund të befasojë tifozët.

“Kyle Walker. Natyrisht, tani është mirë sepse unë luaj së bashku me të çdo ditë dhe e testojë veten ndaj tij”.

“Para se të vija tek Man City unë kam luajtur ndaj tij tek Villa për katër vite dhe kisha frikë për këtë”.

“Kur e shihja emrin e tij në formacionin zyrtar e dija gjithmonë se do të ishte një ndeshje e vështirë, por po, tani është mirë që unë mundohem dhe e testoj veten ndaj tij çdo ditë”, ka thënë Grealish.

Pasi ka luajtur së bashku me mbrojtësin e djathtë tek City në të njëjtën kohë duke përfaqësuar Anglinë së bashku, Grealish numëron rreth 103 paraqitje me Walker./Telegrafi/

Exit mobile version