Twitter e bëri lajmin zyrtar të hënën në mëngjes.
Dorsey do të mbetet edhe drejtor gjeneral i Square, një kompanie tjetër që merret me pagesat mobile, të cilën ai gjithashtu e bashkëthemeloi.
Dorsey e bashkë-themeloi Twitter në vitin 2006, si rrjet social që edhe më tutje është duke fituar popullaritet.
Twitter shpejt u ngrit si një mjet i lehtë dhe efikas për të biseduar dhe shkëmbyer informacione në internet, sidomos në mesin e komuniteteve të teknologjisë dhe të mediave, por nuk arriti të marrë hov në mesin e përdoruesve të rinj. (Telegrafi)