Telegrafi

Ja si të ndaloni autoplay të videove në Facebook (Foto)

Në një iPhone, shkoni në Settings dhe më pas gjejeni Facebook. Klikoni në të dhe më pas klikoni Settings. Më pas, klikoni Autoplay dhe zgjidhni ndërmjet opsioneve për ta lënë të aktivizuar ose për ta fikur.

Në Android, do ta gjeni rregullimin për autoplay në aplikacionin e Facebook. Klikoni butonin e menysë dhe më pas zgjidhni settings, transmeton lajmi.net.

Ju mund ta ndalni këtë veçori edhe prej kompjuterit apo laptopit. Për ta bërë këtë, klikoni në Settings dhe më pas në Videos. Në të do të shfaqet opsioni për të ndalur videot që të luhen automatikisht.