Pak minuta kanë mbetur nga fillimi i finales së madhe, ku do të takohen dy skuadrat me renditjen më të mirë botërore në CS:GO për momentin, G2 dhe Heroic.
G2 dhe Heroic do të përballen në Katowice të Polonisë në turneun IEM Katowice, ku për vendin e parë do të ndahen 400.000 dollarë.
Favorit i kësaj ndeshje mund të themi se është ekipi G2, të cilët po qëndrojnë ta pamposhtur që nga turneu i fundit në dhjetor të vitit të kaluar.
Ekipi G2 për momentin renditet në vendin e parë të ranglistës botërore, pasi e kaloi ekipin Heroic javën e kaluar të cilët mbajnë vendin e dytë.
Ndeshja ndërmjet dy ekipeve do të fillojë nga ora 16:00 dhe do të transmetohet në kanalin zyrtar të ESL në platformën Twitch. /Telegrafi/