Telegrafi

Ja si ta luftoni sëmundjen e artritit

Njerëzit që vuajnë nga artriti e dinë sa e vështirë është të jetuarit me këtë sëmundje, ndërsa dhimbjet shtohen. 

Artriti nënkupton inflamim (pezmatim, ndezje) të nyjave. Inflamacioni është një reaksion natyral i trupit ndaj sëmundjeve ose lëndimeve dhe përfshin ënjtje, dhimbje dhe shtangie.

Ndaj në ndihmë ju vjen një nga pijet me përbërës natyral që do t’u ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve, nëse e konsumoni çdo mëngjes.

Ekspertët e shëndetit e kanë cilësuar këtë pije të pasur me vlera ushqyese dhe përbërës që mund të luftojnë sëmundjet.

Ja sesi mund të përgatisni pijen, për ta konsumuar çdo mëngjes.

Qëroni ½ rrënjë xhenxhefili dhe ½ rrënjë të Shafranit të Indisë.

Merrni një mollë dhe hiqeni pjesën e brendshme të saj. Prisni të gjithë përbërësit (3-4 karrota dhe 1 mollë) në copa të vogla.

Vendosini në shtrydhëse dhe shtrydhini mirë deri sa të formohet një masë homogjene.

Më pas hidheni në gotë dhe shtoni pak ujë nëse është shumë e trashë.