Telegrafi

Ja si mund ta fshini historinë tuaj në rrjetet sociale

Me anë të këtij aplikacioni, ju mund t’i shlyeni të gjitha postimet në Facebook e Twitter, si dhe fotografitë në Instagram.

Të gjitha thëniet, fotografitë apo edhe komentet që tash ju duken të turpshme, Clear kujdeset që të mos ekzistojnë më, transmeton Telegrafi.

Me anë të një kompleksi të algoritmeve dhe analizave, me këtë aplikacione largohet e gjithë historia që konsiderohet e padëshirueshme.

Krijuesi i këtij aplikacioni, Ethan Czahor, kishte qenë vet viktimë e postimeve të mëhershme, andaj është kujdesur që kjo mos t’ju ndodhë të tjerëve. /Telegrafi/