Site icon Telegrafi

Ja si manipulojnë femrat gjatë seksit

Në pyetësorin të cilin e kanë plotësuar, femrat kanë kategorizuar llojet e tingujve me të cilat manipulojnë, transmeton Telegrafi.

Tingujt sillen nga qetësia e plotë, deri te psherëtimat, rënkimet, britmat, fjalët të cilat përfshijnë emrin e partnerit apo “Oh, poooo!, apo fjalët si p.sh. “Më fort!” apo “Më shumë!”

Pastaj i kanë pyetur përse i lëshojnë ata tinguj dhe a arrijnë atëherë orgazmën.

“Femrat i përdorin ata zëra në mënyrë që të shpejtojnë ejakulimin e partnerit, për shkak të monotonisë, lodhjes, pakënaqësisë apo kohës së kufizuar”, kanë thënë drejtuesit e hulumtimit.

Me fjalë të tjera, psherëtimat dhe piskama janë taktika me anë të të cilave femra e eksiton mashkullin, megjithatë përmes tyre ajo dëshiron ta komplimentojë, por edhe ta manipulojë atë.

Të anketuarat kanë pranuar se si p.sh. qëndrojnë të qeta dhe nuk rënkojnë në masë të madhe kur vërtet arrijnë orgazmën. Gjithashtu kanë pranuar që kulmin e kënaqësisë më së shpeshti e përjetojnë gjatë seksit oral.

Një e katërta e të anketuarave, transmeton Telegrafi, shfrytëzojnë rregullisht këtë metodë mashtruese dhe partnerët e tyre i inkurajojnë duke rënkuar dhe duke lëshuar tinguj të këndshëm të kënaqësisë, ndërkaq 87 për qind e tyre pranojnë që thjesht dëshirojnë të përmirësojnë vetëbesimin e partnerit. /Telegrafi/
 

Exit mobile version