Site icon Telegrafi

Ja si e pritën gazetarët Ranierin dhe me çka i qerasi ai (Video)

Në daljen e parë para mediave pasi u shpall kampion i Anglisë, Claudio Ranieri mori një pritje të veçantë nga gazetarët.

Sapo trajneri i Leicester Cityt hyri në sallën e konferencave, ata e përshëndetën me një duartrokitje të ngrohtë.

Pasi i falënderoi, tekniku italian nuk përtoi t’i takonte një për një të gjithë gazetarët, kameramanët dhe fotoreporterët.

Mes batutave e të qeshurave, nuk mund të mungonte edhe një dolli me shampanjë për arritjen e pabesueshme të Leicesterit.

Gjatë konferencës, Ranieri bëri me dije se tenori i famshëm italian Andrea Boceli do të këndojë në festën e titullit të ekipit të saposhpallur kampion në Premier Ligë.


Exit mobile version