Telegrafi

Ja si e mposhti Zidane në El Clasico, Barcelonën (Foto)

Gazeta spanjolle “AS” ka pasur qasje në disa dokumente, apo disa “letra”, për të cilat thotë se janë taktikat që Zinedine Zidane dhe stafi i tij i kanë përdorur për të përgatitur “El Clasicon” kundër Barcelonës, në “Camp Nou”, të cilën e fituan 2-1.

Gazetarët pretendojnë se këto shënime të Zidane janë siguruar prej bashkëpunëtorëve të tij, ndaj kanë besueshmëri. Pikat që dëshmojnë vërtetësinë e këtij dokumenti janë letrat me kokë të Real Madridit dhe, siç shpjegohet, këto raporte taktike kanë mbërritur në gazetë përpara luajtjes së ndeshjes.

Dokumenti përmban disa nga aspektet kryesore, që janë pjesë e strategjisë për të mposhtur Barcelonën në klasiken e “Camp Nou”. Për shembull, presioni që duhej ushtruar ndaj Barcelonës, kur ajo të përpiqej të luante topin. Gjithashtu, lojtarët e Real Madridit duhet të pengonin linjën ku do të kalonin Iniesta dhe Rakitic, për të mos u lejuar atyre ta merrnin topin me rehati, duke e detyruar lojën e Barcelonës të dilte nga “binarët”.

Madridasit duhet të ishin vigjilentë për të neutralizuar pikat kryesore. Carvajal duhet të shmangte sulmet e Alba, ndërsa Marcelo ato të Alves.

Ndërkohë, janë të caktuar në projektin taktik edhe “merenguesit” qendrorë të Realit. Sergio Ramos u desh të braktisë shpesh pozicionin e tij dhe të spostohej në të majtë, për të neutralizuar diagonalet e Messit, ndërsa Pepe duhej të kontrollonte edhe anën e majtë të sulmit të Barcelonës, ku aktivizohej Neymar, transporton Telesport.

Casemiro duhej të përforconte aksin mbrojtës. Ai ishte planifikuar, gjithashtu, si për të neutralizuar lëvizjet e Leo Messit, kur ktehej deri në mesfushë, për të ndihmuar Iniesta, Busquets dhe Raktic në zhvillimin e lojës, dhe monitoruar shpërthimet e Luis Suarez.

Si përfundim, shumë nga këto supozime taktike janë përmbushur gjatë ndeshjes së të shtunës së kaluar dhe në këtë mënyrë, Reali arriti të fitojë në “Camp Nou”, me rezultatin 2-1.