Në bazë të kulturës së tyre, kërkohen disa detaje, në mënyrë që të kënaqet nikoqiri dhe të mos mendojë se ju po sillni fat të keq.
Rachael Bentick, që ka organizuar më se njëmijë dasma të ndryshme, zbulon se çfarë duhet dhe nuk duhet bërë, në dasma të ndryshme, transmeton Telegrafi.
Në dasmat e traditës kineze, duhet të kujdeseni se çfarë vishni.
Meqenëse nusja i vesh dy fustane, një të bardhë dhe një të kuq, duhet të shmangni këto dy lloje ngjyrash.
Poashtu, shmangni edhe ngjyrën e zezë, sepse konsiderohet fat i keq.
Këshilloheni të vishni ngjyrë pjeshkë ose roze, sepse simbolizojnë lumturi.
Në asnjë mënyrë, mos e refuzoni ushqimin.
Askush nuk obligohet të veshë sari, por të gjithë kanë dëshirë që mysafiri të vijë i veshur ashtu.
Po që se nuk keni dëshirë, vishni fustan shumëngjyrësh dhe të gjallë.
Në asnjë mënyrë nuk bën të puthet nusja.
Ndërsa meshkujt, e kanë të ndaluar edhe të vallëzojnë apo të fotografohen me nusen.
Të gjithë pjesëmarrësit në dasmat e çifutëve, vënë kapela të njohura si kippah, përfshirë edhe ata të besimeve të tjera.
Në këto dasma, të gjithë duhet të vishen serioz dhe mos të kenë pjesë të zbuluara.
Grekët janë të njohur për dasma të mëdha, derisa në fund të ceremonisë krijohet “rrethi i të porsamartuarve”.
Ata shkojnë tek secili, takojnë gotat dhe urojnë.
Nëse dikush ikën më herët, nuk arrin të takohet me çiftin, gjë që nuk pëlqehet nga nikoqirët.
E, kur ftoheni në një dasmë greke, mos u mundoni të bini në sy.
Nikoqirët janë ata që janë në qendër të vëmendjes, kurse ju duhet të rrini në plan të dytë.
Kur fillon dasma, daullet përplasen rreptë, derisa zëri i muzikës është shumë i lartë.
Kjo është shenjë e gjallërisë dhe kërkon nga të gjithë të këndojnë dhe të vallëzojnë.
Në një dasmë të tillë, mos provoni të flisni me dikë, por këndoni, kërceni dhe gëzoni.
Mos u mundoni t’ia kaloni nuses me veshjen, por vishni fustanin më të mirë që e keni. /Telegrafi/