Njëri ka pyetur një njeri të mençur se si të dijë se a e po e dashuron me të vërtetë gruaja, ndërkaq njeriu i mençur i është përgjigjur se mund të jetë i sigurt në dashurinë e saj nëse i bën këto 14 gjëra:
Nëse nuk hidhërohet kur keni mendime të ndryshme.
Nëse brengoset kur jeni të hidhëruar apo të pikëlluar.
Nëse vazhdimisht përpiqet të gjejë tema për të biseduar me ju.
Nëse ju pyet për këshillë çdo herë kur dëshiron të marrë ndonjë vendim.
Nëse gëzohet kur i bëni dhurata, pa marrë parasysh vlerën e saj.
Nëse vazhdimisht ju përkrah apo dëshiron të marrë ndonjërin nga obligimet tuaja.
Nëse e brengos mungesa juaj, transmeton Telegrafi.
Nëse dëshiron të bëjë çdo gjë që do t’ju bëjë të kënaqur dhe nuk bën veprime që ju hidhërojnë.
Nëse nuk i pengon nëse keni të ardhura të vogla.
Nëse ndien dhimbje për shkak jush.
Nëse nuk turpërohet për shkak punës që e bëni pa marrë parasysh se çka punoni.
Nëse përpiqet të jetë pjesë e ideve dhe interesimeve tuja dhe përpiqet të futet në botën tuaj./Telegrafi/