Leximi është shprehia më e mirë që ekziston dhe padyshim që e keni dëgjuar me miliarda herë që leximi është gjëja më e rëndësishme në jetën e çdo personi.
Është e vërtetë se familjarët, shokët dhe njerëzit që të rrethojnë e formojnë personalitetin tuaj. Por, edhe libra që i zgjedh për të lexuar bëjnë ndryshim të mahnitshëm në personalitet, transmeton Telegrafi.
Leximi, jo vetëm që të mban të argëtuar, por edhe të bën person më të mirë.
I pranon tjerët më lehtë
Kur lexoni histori të ndryshme, ju mësoni se jo çdo njeri i ka të njëjtat procese të mendimit si ju. Leximi ua jep një perspektivë të ndryshme në jetë. Mësoni si t’i simpatizoni karakteret, e këto gjëra që i mësoni, i aplikoni edhe në jetën reale për t’i kuptuar njerëzit e tjerë më mirë dhe për t’i pranuar ata për atë që janë.
Shpreheni më mirë
Kur lexoni shumë, mendimet tuaja bëhen më të qarta dhe dini se çfarë të flisni. Jo vetëm në termet e gjuhës apo fjalorit, por edhe emocionalisht do të bëheni më të aftë ta shprehni veten më mirë.
Bëheni më të mençur
Leximi është si infuzion me informacione për trurin tuaj. Aq më shumë informacione apo njohuri që keni, aq më të aftë do të jeni të ballafaqoheni me situatat e ndryshme në jetë.
Siç kishte thënë dikur edhe autori i famshëm Mark Twain, “Një person i cili nuk lexon, është i barabartë me atë që nuk mund të lexojë.”
Ua përmirëson fjalorin
Duke lexuar ju mësoni fjalë të reja dhe të bukura, e gjithashtu dini t’i artikuloni mendimet në mënyrë më të mirë.
Aftësitë komunikuese janë nevojë e domosdoshme në çdo profesion ditëve të sotme, prandaj leximi është miku më i mirë për ta mjeshtëruar këtë aftësi.
Leximi e forcon kujtesën
Kur lexoni, ju i mbani mend personalitet, historinë e secilit, e të gjitha detajet tjera. Dhe papritmas, truri i mban mend të gjitha këto.
Kjo ju ndihmon ta përmirësoni kujtesën, dhe kujtesa është diçka e cila ju hyn në punë, si në jetën profesionale, njashtu edhe në atë private. /Telegrafi/