Site icon Telegrafi

Ja se si do t’ia siguroni vetes edhe disa vite jetë

Me orgazëm deri te jeta më e gjatë!
Studimi i bërë gjatë viteve ’90 të shekullit të kaluar ka hulumtuar se sa jenë të lidhur seksi dhe jetëgjatësia dhe ka zbuluar që meshkujt të cilët shpesh përjetojnë orgazmën 50 për qind rrezikojnë më pak të vdesin më herët sesa ata të cilët përjetojnë shumë më rrallë orgazmën. Ky zbulim ishte i lidhur edhe me dallimet në rrezikun nga pika në zemër si edhe nga sëmundjet e tjera kardiovaskulare.

Seksi i rregullt shton imunitetin dhe shton sasinë e imunoglobulinës A (antitrup i cili ka rolin kryesor në imunitetin e mukozës).

Seksi edhe vetvetiu është ushtrim, andaj pos që gjatë seksit ndieni kënaqësi, digjni kalori, forconi zemrën dhe përmirësoni punën e sistemit kardiovaskular.

Mirëpo, të mos harrojmë, seksi është terapi e shkëlqyeshme kundër stresit e cila ul shtypjen e gjakut, ndihmon që të flini gjumë më cilësor dhe ul intensitetin e dhembjeve. /Telegrafi/
 

 

Exit mobile version