Site icon Telegrafi

Ja se çka mund t’ju ndodhë nëse PUSHONI të bëni SEKS!

Mund t’ju ndodhin këto gjëra:

Sistemi imunitar bëhet më i lëndueshëm
Duket që aktiviteti seksual ndikon pozitivisht në sistemin tuaj imunitar dhe kur në jetën tuaj nuk ka aksione të tilla eksituese, nuk ka as beneficione imunologjike.

Për meshkujt shtohen gjasat nga disfunksioni erektil
Abstenimi shton gjasat e disfunksionit erektil. Ky zbulim për të rinjtë nuk është edhe aq i këndshëm.

Femrat nuk do të bëhen më të ngushta
Femrat, me abstenimin nga seksi, nuk do të bëhen më të ngushta, sepse ky mendim është vetëm një mit urban. Ndjenja e tendosjes së vagjinës nuk ka lidhje me numrin e marrëdhënieve seksuale, ndërkaq himeni nuk do të mbulohet, pa marrë parasysh të gjitha ato tregime që i keni dëgjuar.

Libidoja mund të zvogëlohet
Ekspertët besojnë që periudha e abstinencës me kohë zvogëlon libidonë, sepse trupi ynë ndrydh aktivitetin hormonal ndaj eksitimit.

Do të jeni nën stres të shtuar
Nëse nuk keni seks, reagimi juaj ndaj stresit shtohet, transmeton Telegrafi.

Sistemi kardiovaskular vuan
Mirëpo, ekziston fakti që disa njerëz frustrimet seksuale i shërojnë duke vrapuar, kështu që zemra e tyre bëhet më e shëndetshme.

Do t’ju nevojitet kohë më e gjatë që të eksitoheni
Pas një periudhe të caktuar të abstenimit, organet tuaja gjenitale më ngadalë dhe më vështirë do të zgjohen. Mbase për këtë do t’ju duhet ndihmë më shumë, kur të filloni t’i ktheheni aktivitetit seksual.

Nuk do të jeni aq të mençur, sa do të keni mundur të jeni
Aktiviteti seksual i kontribuon rritjes së neuroneve në hipokampusin e trurit. /Telegrafi/
 

Exit mobile version