Telegrafi

Ja sa ndryshe do të ishte tabela në Angli pa llogaritur penaltitë (Foto)

Ka përfunduar sezoni në Ligën Premier dhe natyrisht se tash është koha për të hedhur një shikim prapa në detajet statistikore.

E tillë është statistika për atë se cili ka qenë raporti i progresit të ekipeve me realizimin e penaltive.

Sipas tabelës që ka siguruar Telegrafi, top treshja nuk do të ishte e ndryshuar shumë, përpos faktit që hapësira mes Arsenalit dhe Leicesterit do të ishte më e vogël nga 10 në pesë pikë.

Megjithatë, po që se nuk do të ishin penaltitë Guardiola sezonin e ri te Manchester City do ta startonte më keq, pra në Ligën e Evropës.

Pa penalti Manchester City do të zinte vetëm vendin e gjashtë në tabelë dhe do të siguronte së paku një plasman në Ligën e Evropës.

Nga ana tjetër është West Hami që do të siguronte Ligën e Kampionëve, me Unitedin me pikë të barabarta, pro që Ëest Hami ka pasur rekord më të mirë statistikor krahasuar me Djajtë e Kuq, shkruan Telegrafi.

Leicester në fund është ekipi që ka realizuar më së shumti penalti, por që ky fakt vlen të përmendet se nuk do të ndikonte në renditjen tabelare të kampionëve meritorë. /Telegrafi/