Sipas një studimi të kryer në Angli, janë disa çifte njerëzish të cilët kanë disa arsye për të paguar për të kryer seks.
Sipas BBC, Fred dhe Laura, kanë plot 6 vjet që janë njohur me njëri-tjetrin. Por nuk janë si shumica e çifteve. Shpesh, shkojnë me pushime, shëtisin, largohen për fundjavë nga qyteti, dhe shpesh herë ushqehen jashtë. Por, Fred, e ka paguar Laurën për të bërë të gjitha këto, dhe në fund të bëjnë seks.
“Ne u njohëm në internet. E pyeta nëse do të dëshironte të kalonte një natë me mua dhe ajo pranoi. Kemi 6 muaj që bëjmë këtë gjë”, deklaroi Fred.
“Tashmë që jemi njohur më shumë, Fred i hedh lekët në llogari pa u frikësuar se unë mund të mos shkoj”, thotë Laura.
Debati nëse ka diçka të gabuar me blerjen e seksit dhe nëse është e paligjshme, është akoma i nxehtë dhe i pazgjidhur. Përveç këtij debati, tashmë ka filluar të shtrohet një pyetje tjetër. Çfarë i shtyn njerëzit që të paguajnë gratë për të fjetur me ta?
Në rastin e këtij çifti, Fred jeton në një zonë të largët rurale dhe për shumë vite ai ishte një kujdestar me kohë të plotë, duke u kujdesur për nënë e tij. Ai deklaron se nuk kishte asnjë shans për të takuar njerëz, kështu që vendosi për të paguar për seks.
Ndërkohë Laura, thotë se edhe regjistrimi në kompanitë e seksit nuk është tepër i mirë ekonomikisht, dhe në këtë mënyrë ajo mundohet të bëjë këtë veprim.
Por nuk është vetëm rasti i këtij çifti. Njerëz të tjerë paguajnë sepse gratë nuk u pëlqejnë më fizikisht, disa të tjerë sepse u pëlqen ideja të tradhtojnë, e disa paguajnë vetë gratë e tyre pasi ato nuk gjejnë kohë për të bërë seks.