Bashkimi Evropian ka njoftuar se do të rrisë ndihmën për migrantët në Bosnjë dhe Hercegovinë që jetojnë në kushte të papranueshme me 3.5 milionë euro dhe kanë bërë thirrje për rindërtimin e kampit Lipa, i cili kohët e fundit u dogj në një zjarr.
Ndihma shtesë, që synon “refugjatët dhe migrantët e pambrojtur që po përballen me një katastrofë humanitare në Bosnjë”, po u shtohet 4.5 milionë eurove të miratuara nga Brukseli në prill të 2020, tha Komisioni Evropian, transmeton Telegrafi.
Pas një zjarr që dogji plotësisht një kamp pranë qytetit boshnjak të Bihacit në 23 dhjetor, mijëra migrantë mbetën të pastrehë, në kufirin e BE, në dimër dhe shi të fortë, raporton klix.ba.
“Situata është e papranueshme. Strehimi i përshtatur kushteve të dimrit është i nevojshëm për një jetë dinjitoze që duhet të garantohet në çdo kohë”, tha Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme, Josep Borrell.
“Autoritetet lokale duhet të vënë në dispozicion infrastrukturën ekzistuese dhe të ofrojnë një zgjidhje të përkohshme (për akomodimin) derisa kampi Lipa të rinovohet dhe të bëhet një infrastrukturë e përhershme”, tha ai.
Ministri i Sigurimit i Bosnjës, Selmo Cikotic njoftoi të dielën se masat urgjente do të adresonin problemin e migrantëve të paligjshëm që jetojnë në hapësirë të hapur pranë Bihacit dhe protestojnë kundër trajtimit të tyre të keq përmes një greve urie. /Telegrafi/
Disaster upon disaster in #Lipa #Bihac #BiH – as far as we know now a group of former residents put three tents and containers on fire after most of the migrants had left the camp. Luckily no casualties to our knowledge at this point but disaster nevertheless @UNmigration @UN_BiH pic.twitter.com/Ro7vtUFkcy
— Peter Van der Auweraert (@PeterAuweraert) December 23, 2020