Është lehtësuese
Derisa fotografitë, brushën e tij të dhëmbëve apo pizhamet e tij që i ka veshur kur ka fjetur je ju gradualisht i përpin zjarri, do të keni ndjenjën sikur na fyti ju zhduket ndonjë halë peshku dhe mund të merrni frymë më fuqishëm dhe më lirshëm, transmeton Telegrafi.
E kaluara hidhet pas shpine
Ritualet e djegies në kultura të shumta shënojnë fundin e një jete dhe fillimin e një jete tjetër të re. Në hirin i cili mbetet në fund do të ngelet edhe ish-lidhja juaj të cilën deri në atë çast e keni “bartur” me vete në çdo takim të ri.
Mund të vazhdoni tutje
Kur ta kuptoni që nuk mbetur asgjë konkrete që do t’jua rikujtojë atë, thjesht do t’i ktheheni personit tjetër dhe do të filloni pa pengesa të bëni plane për të ardhmen tuaj.
Është argëtuese
Të jemi realë, pos që pastron shpirtin nga “emocionet e këqija”, djegia e gjërave të ish-të dashurit mund të jetë shumë argëtuese. Madje mund të ftoni edhe miket tuaja që t’ju bashkohen, ndërkaq pas këtij rituali të organizoni një ndejë të këndshme në të cilën do të festoni përfundimisht ndarjen. /Telegrafi/