Jose Mourinho raportohet se do të zyrtarizohet si menaxher i Manchester Unitedit pas finales së FA Cup që zhvillohet sot ndaj Crystal Palacet.
Portugezi, i cili është i papunë që prej shkarkimit nga Chelsea në muajin dhjetor të vitit të kaluar, është lidhur me një kalim në Old Trafford.
Problem për emërimin e tij ka qenë menaxheri aktual Louis van Gaal që ka dështuar të sigurojë një vend në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.
Por gazeta spanjolle “AS” raporton se edhe nëse Unitedi fiton sot, Mourinho do të jetë menaxher i ri, pasi ka nënshkruar para-kontratë me klubin nga Manchesteri.
Gazeta spanjolle raporton se 53-vjeçari do të fitojë 15 milionë euro për një sezon te Unitedi dhe se do t’i ofrohet 250 milionë funte për transferime.