Site icon Telegrafi

Ja kundër cilës përfaqësuese do të luajë Spanja në 1/8 e finales

Përfaqësuesja e Spanjës ka humbur ndaj Kroacisë me rezultat 2-1 dhe kështu ka humbur pozitën e parë të grupit D dhe tani do të përballet me Italinë si fituese e grupit E.

Pas kësaj fitore Kroacia e siguroi vendin e parë në Grupin D  dhe kështu do të përballet me përfaqësuesen që përfundon në pozitën e tretë nga grupet B/E/F.

Kjo ndeshje zhvillohet më 25 qershor në ora 21:00.

Nesër (e mërkurë) Italia do të luajë ndeshjen e fundit në Grupin E ndaj Republikës së Irlandës.

 

Exit mobile version