Site icon Telegrafi

Ja çka presin femrat në një lidhje

– Respekti: Me sjelljen tuaj ua bëni me dije se respektoni mendimin e saj, punën, interesat, trupin dhe mendjen. Nuk është e thënë që të pajtoheni për gjithçka, por provoni ta respektoni mendimin dhe ta vlerësoni mundin e tyre të cilin e investojnë. Përcillni rregullin e artë dhe trajtoni ato në mënyrën që dëshironi dikush t’ju trajtojë ju. Jini të sinqertë.

– Komunikimi: Madje edhe atëherë kur me disa veprime ia bëni me dije se e dashuroni, atë kohë pas kohe ajo edhe do të dëshironte ta dëgjojë. Femrat dinë të jenë shumë të pasigurta. Jo se këtë e duan, por fakti është se ato më shpesh vërejnë mangësitë e tyre sesa gjërat e mira. Prandaj, ua thoni se janë seksi. Se janë të bukura. Kjo ju ndihmon të ndihen më mirë.

Sipas një hulumtimi janë pikërisht këto fjalë që ndezin dëshirën e femrës për dashuri. Falënderojini që kanë dërguar fëmijët në shkollë, vërejeni si kanë pastruar banjën, bëjani me dije se po vëreni mundimin e tyre dhe se jeni falënderues për këtë.

– Humori dhe përulësia: Këto të dyja janë të lidhura ngushtë mes vetes. Kjo nuk do të thotë se duhet të flisni barsoleta çdo tre minuta, por të jeni të aftë të qeshni në llogari tuajën. Meshkujt që i marrin shumë seriozisht të gjitha gjërat prishin disponimin e të gjithëve që i rrethojnë.
 

Exit mobile version