Site icon Telegrafi

Ja çka do mund t’ju thoshte ish e dashura

Mirëpo, nëse ju intereson se çka fsheh zemra femërore dhe çka do t’ju thoshte ajo sikur të merrte guximin, transmeton Telegrafi. Shikoni përgjigjet:

Shpesh më merr malli dhe dëshiroj të të thërras
– Çdoherë kur më ndodh diçka e mirë, më merr malli ta ndaj me ty. Kur shoh serinë tënde të adhuruar, më me dëshirë do të ta dërgoja menjëherë, sepse e di që do të ta kisha zbukuruar ditën. Më fal që nuk i jam përgjigjur kurrë porosisë apo thirrjes tuaj, mos mendo se kam vepruar kështu për shkak që nuk të dua. Edhe vetë shumë herë dëshiroj që të të paraqitem, mirëpo e di se nuk do të bëja mirë. Dhe e di që kështu është më mirë.

Bëhen shumë nervoze çdoherë kur para shtëpisë shoh veturën tënde
– Fshehtas shpresoj që vërtetë je ti dhe që ke ardhur të më marrësh. Më vjen keq që u dorëzove që të luftosh për ne dhe më vjen keq që më nuk ekzistojmë “ne”.

Koha pas ndarjes ishte më e vështirë seç kam menduar
– Kur u ndamë, isha e bindur se ashtu ishte më mirë për të dy ne dhe që pa problem do të vazhdoj tutje. Kam menduar që disa ndryshime të vogla do të më ndihmojnë që të të harroj, mirëpo akoma detaje të shumta çdo ditë më përkujtojnë në ty. Dhe shpesh i shtroj pyetje vetes, vallë mendon edhe ti kështu.

Më mungon
Jam e vetëdijshme se nuk do të duhej të ishte kështu, mirëpo po ta them që po më mungon akoma. Dhe nuk mund të bie në gjumë e të mos mendoj se a mendon edhe ti kështu.

E pra, a keni edhe ju ndonjë porosi për të. /Telegrafi/

 

Exit mobile version