Site icon Telegrafi

Ja cilat zona do të mbesin pa rrymë

KEDS-i ka njoftuar se në disa zona sot do të ketë ndërprerje emergjente të energjisë elektrike, për shkak të realizimit të punimeve të planifikuara.

Në një njoftim për media thuhet se shkyçja të bëhet në zonën Prishtina 2 dhe do të zgjasë nga ora 10:00 deri në orën 12:00, transmeton KosovaPress.

“Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: Hotel Iliria , 4 Llullat , Gustav Majer 1, Gustav Majer 5 , Parku 2. Shkyçja bëhet me qëllim të realizimit te punimeve të planifikuara nga ana e ekipeve të KEDS-it, ku do të bëhet ndërrimi i ndarësit 10 kV ne TS 4 Llullat 1, i cili është djegur”, thuhet në njoftim të KEDS-it./Telegrafi/

Exit mobile version