KEDS përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në cilat vende do të ketë nesër ndërprerje të energjisë elektrike.
Në njoftim të KEDS-it thuhet se ndërprerjet janë të planifikuara për shkak të mirëmbajtjes së rrjetit nëpër distrikte.
Ja cilat vende do të mbesin nesër pa rrymë:
Ferizaj
1.Më 20.07.2016 në NS 35/10 kV Ferizaj 2 do të shkyçen:
Lp 10 kV Kosovapetrolli (40041003) prej orës 10:00 deri në orën 12:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin rrugët: 28 Nëntori (një pjesë), Ganimete Tërbeshi, një pjesë e magjistrales Ferizaj-Prishtinë dhe Prelezi.
Lp 10 kV Sillosi( 40041001) nga ora 10:00 deri në orën 12:00.
Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Rahovice, Sazli, Softaj, Pojata, Talinoc i Muhaxhereve, Fusha e Madhe dhe rr. Driton Islami.
Shkyçja realizohet për shkak të shqyrtimit të mbrojtjeve rele.
2.Më 20.07.2016 në NS 110/35/10 kV Lipjan do të shkyçet :
Dalja 10 kV Zona Industriale nga ora 13:00 deri në orën 15:00
Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet , pa furnizim me energji elektrike do të mbesin konsumatorët komercial: Emonek, Qendra Sportive, Kokakolla,Semenarna, Motrat binjake, Baza e Asfaltit, Pompa, Mulliri Milenium, Janina, Inxhinieringu, Fabrika e Bllokave, Betonjerka Egzoni, Betonjerka Unioni, Delfini, Lesna Dekor, Integrali, Eurofood dhe konsumatorët tjerë komercial që furnizohen nga kjo dalje.
Arsyeja: Montimi i ndarësit linjor në shtyllën egzistuese për furnizim të -TSB Lipjan Interchange, ndriçimit të autostradës Prishtinë- Hani i Elezit.
3.Më 21.07.2016 në NS 35/10kV Vrellë (Magure) do të shkyçet:
Dalja 10KV-Fshatrat-Magurë kodi 41048002 nga ora 10:00 deri në orën 12:00.
Gjatë kohës sa do te zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Magura, Medveci, Qylaga, Torina, Poturovci, Blinaja, Dobraja e Vogël, Dobraja e Madhe, Blinaja dhe Gllanica si dhe konsumatorët komercialë të kësaj daljeje 10kV.
Arsyeja e shkyçjes: vendosja e dy shtyllave sipas zgjidhjes teknike nr.5590.
Gjakovë
1.Më 20.07.2016 në TS 35/10 kV Malisheva do të shkyçet:
LP 10 kV Dragobili(82082006) prej orës 08:00 – 11:00 dhe nga ora 14:00 – 17:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Dragabili, Maxharra, Astrazubi, Maralija, Kravasarija, Guriqi, Pagarusha, Shkoza dhe Janqishta.
Arsyeja: punime për ndërtimin e largpërçuesit në fshatin Astrazub.
2.Më 20.07.2016 në TS 11/10 kV Gjakova II do të shkyçen:
LP 10 kV Bishtazhini (Kodi: 81000005) prej orës 10:00 deri në orën 12:00.
Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Bishtazhin, Pjetershan, Dol, Kusar, Marmull, Rrezina dhe Smaq I.
LP 10 kV Intermed (Kodi: 81000032) prej ores 13:00 deri në orëna 15:00.
Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Zona Industriale dhe Kon Soni.
Arsyeja e shkyçjes: montimi dhe lidhja energjisë me kthinën e re dalëse për kunsumatorin Shkelzen Jetishi sipas pëlqimit elektroenergjetik nr.5292.
Mitrovicë
1.Më 20.07.2016 në NS 110/10 kV Vushtrria 2 do të shkyçet:
Dalja 10 kV Stacioni Hekurudhor(73000004) prej orës 10:00 deri në orën 16:00.
Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Shtitarica, Dalaku, Akrashticë, Pantinë, Bukosh, Taraxhë, Liqej, Balinc, Oshlan, Duboc, Galice, Beçiq dhe Brusnik.
Shkyçja bëhet për shkak të vendosjes së shtyllave në LP 10 kV Stacioni Hekurudhor.
Gjilan
1.Më 20.07.2016 në NS 110/10 kV Vitia do të shkyçen:
Dalja 10 kV Begunca (61067010) prej orës 11:00 deri në orën 15:30.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Begunca, Lubishta, Shasharja, Letnica dhe Vernakolla.
Arsyeja e shkyçjes: ndërrimi i shtyllave të tensionit të lartë në Shashare.
Pejë
1.Më 20.07.2016 në NS 110/10 kV Klina do të shkyçet:
Dalja 10 kV Jashanica prej orës 12:00 deri në orën 14:30.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Klinavci (një pjesë), Pograxhë, Qupevë, Jellovc, Resnik dhe Jashanicë.
Arseja e shkyçjes: montimi i bazave të siguresave 12kV dhe siguresave 10kV në TS Ujmiri 2 Siqevë.