Site icon Telegrafi

Ja çfarë ndodh nëse shikoni shumë pornografi

Kërkuesit thonë që gjetjet nuk lënë dyshim se sa më shumë porno që shikoni, aq mq shumë do keni sjellje agresive seksuale.

Në analizën e tyre, kërkues nga Universiteti i Indianës dhe Universiteti i Hawaii-t në Manoa analizuan 22 studime të gjitha të lidhura me agresion seksual që kanë të bëjnë me shikueshmërinë e pornografisë tek të dy gjinitë.

Edhe pse ky agresion është më shumë verbal, edhe ai fizik mund të ndodhë, transmeton lajmi.net. Raporti thotë: “Lidhja e agresionit seksual fizik, edhe pse i vogël në krahasim me agresionin seksual verbal, ishte ende pozitiv dhe domethënës.”

Studimi poashtu ka konkluduar se konsumi i pornografisë ishte i lidhur edhe me një probabilitet të rritur të përdorimit të forcës ose kërcënimit për të bërë seks me dikë.

Kjo do të thotë që pornografia është edhe shkak i rasteve të shumta të përdhunimit. /Telegrafi/
 

Exit mobile version