Një komandant i forcave elitare Radëan të Hezbollahut, është vrarë në një sulm me dron në jug të Libanit.
Lajmin e ka konfirmuar ushtria izraelite e njohur si IDF, që publikuan edhe pamjet e këtij sulmi, transmeton Telegrafi.
Bëhet fjalë për Hussein Ibrahim Kassab, i cili u godit derisa po ngiste biçikletën në afërsi të qytetit Tyre.
Në video shihet momenti kur Kassab derisa po ngiste motoçikletën, goditet nga një raketë që lëshohet nga droni i ushtrisë izraelite.
Në anën tjetër, lidhur me këtë vrasje nuk është deklaruar fare Hezbollahu në Liban, që prej muajsh po gjuan raketa në drejtim të qyteteve izraelite. /Telegrafi/
Israeli army confirms the assassination of Hussein Ibrahim Kasab, a commander in Hezbollah’s Radwan unit, during a raid on Tyre, Lebanon. #Israel #Hezbollah #Lebanon pic.twitter.com/39w4BO7jV7
— Babylon Bulletin (@BabylonBulletin) August 17, 2024