Site icon Telegrafi

Izraelitët kanë një sistem që “ndryshon gjithçka” – laser të fuqishëm kundër dronëve dhe raketave

Ministria izraelite e Mbrojtjes njoftoi se ka testuar me sukses sistemin e laserit kundër kërcënimeve që vijnë nga ajri.

Ndër të tjera, laserët e fuqishëm janë krijuar për të shkatërruar dronët dhe raketat.

Sistemi i ri i mbrojtjes është pjesë e një plani për të ulur koston e sistemeve ekzistuese të mbrojtjes ajrore.

“Laseri është ai që do të ndryshojë gjithçka, falë një sistemi operativ të lehtë për t’u menaxhuar dhe përmirësimeve të rëndësishme ekonomike. Plani është që të vendosen disa prej këtyre laserëve në kufi në disa dekadat e ardhshme”, tha gjeneral brigade, Yaniv Rotem i Departamenti i Kërkimeve dhe Zhvillimit në Ministrinë e Mbrojtjes.

U tha se sistemi i ri do të mund të përdoret kundër çdo kërcënimi që vjen nga ajri.

Është një sistem që do të kushtojë miliona dollarë. Është bërë e ditur se do të përdoret edhe kundër raketave të Hamasit. /Telegrafi/

Exit mobile version