Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë njoftuar se vranë një komandant të lartë të grupit libanez, Hezbollah.
Komandanti i sektorit bregdetar të Hezbollahut është vrarë në një sulm të forcave izraelite, ka deklaruar IDF.
Ajo tha se një nga aeroplanët e saj “goditi dhe eliminoi” Ismail Yousef Baz në zonën Ain Ebel të Libanit, raporton skynews.
Footage circulating on social media shows a drone flying over the Galilee Panhandle, with initial reports saying it exploded in the Beit Hillel area. The IDF has not yet commented on the incident. pic.twitter.com/xeKURvg3vF
— Emanuel (Mannie) Fabian (@manniefabian) April 16, 2024
Komandanti kishte shërbyer si zyrtar i lartë në disa pozicione në krahun ushtarak të Hezbollahut.
Ai kishte planifikuar gjithashtu lëshime raketash dhe raketa antitank drejt Izraelit nga zona bregdetare e Libanit.
Që nga 8 tetori, Hezbollahu ka sulmuar çdo ditë komunitetet izraelite dhe postet ushtarake përgjatë kufirit me raketa, dronë, raketa antitank dhe mjete të tjera, duke thënë se po e bën këtë për të mbështetur Gazën. Grupi është një përfaqësues iranian në Liban.
Baz ishte oficeri i gjashtë i Hezbollahut me gradën e barabartë me një komandant brigade që u vra nga Izraeli në muajt e fundit.
Ndryshe, Hezbollahu ishte në mesin e atyre që i doli në krah Iranin në sulmin e javës së kaluar ndaj Izraelit. /Telegrafi/
بالفيديو – السيارة المُستهدفة في بلدة عين بعال pic.twitter.com/2Kr3DpDf5W
— Al Jadeed News (@ALJADEEDNEWS) April 16, 2024