Izraeli ka bërë të ditur se ka eliminuar një komandant të Hezbollahut në Libani.
Ushtria izraelite njoftoi të premten se kishte vrarë një komandant të Hezbollahut në jug të Libanit.
Muhammad Hassin Ramal, komandanti i zonës Tayba, kishte drejtuar “shumë sulme terroriste” kundër Izraelit dhe ushtarëve izraelitë, thanë Forcat Mbrojtëse të Izraelit.
Hezbollahu nuk e ka komentuar ende vrasjen e një prej komandantëve të tyre, shkruan cnn.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) deklaroi gjithashtu se goditi më shumë se 150 objektiva në Gaza dhe Liban gjatë ditës së kaluar, duke përfshirë objektet e magazinimit të armëve, boshtet nëntokësore, postat e snajperëve, pikat e vëzhgimit dhe “operativët terroristë”.
Ndryshe, Izraeli gjatë ditës së djeshme ka vrarë liderin e Hamasit, Yahya Sinwar. /Telegrafi/