Një sulm izraelit me dron në Sirinë Qendrore ka vrarë dy luftëtarë të Hezbollahut të Libanit.
“Një dron izraelit qëlloi në një veturë dhe kamion të Hezbollahut në qytetin Qusayr të provincës Homs, teksa ishin rrugës për në aeroportin ushtarak al-Dabaa, duke vrarë të paktën dy luftëtarë të Hezbollahut dhe duke plagosur të tjerë”, tha Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.
Bëhet e ditur se sulmi ishte i treti kundër objektivave të Hezbollahut në Siri në rreth një javë, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.
Së fundmi, sulmet izraelite në Qusayr, afër kufirit libanez, kanë vrarë edhe tetë luftëtarë të tjer pro-iranianë.
Siç raportohet, në mesin e të vrarëve ishte të paktën një luftëtar i Hezbollahut.
Një tjetër sulm izraelit kishte në shënjestër “një komandant të Hezbollahut”.
Ndryshe, Izraeli rrallë komenton sulmet individuale në Siri, por ka thënë vazhdimisht se nuk do të lejojë Iranin të zgjerojë praninë e tij atje. /Telegrafi/